Artan Tafani dëshmon në GJKKO: si vendosa tritolin për llogari të Laert Haxhiu

Data

Seanca gjyqësore ndaj Laert Haxhiu në Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) është zhvilluar në mungesë të të pandehurit, i cili nuk u paraqit për t’u përballur me ish-bashkëpunëtorin e tij.

Në sallën e gjyqit ka dëshmuar Artan Tafani, i konsideruar si një nga personat kyç në zbardhjen e aktivitetit të grupit. I pyetur nga prokurori Behar Dibra, ai ka rrëfyer detaje mbi njohjen me Haxhiun dhe veprimet kriminale që pretendon se ka kryer me urdhër të tij.

Sipas dëshmisë, Tafani deklaroi se ishte rekrutuar nga Haxhiu për të kryer veprime të paligjshme, përfshirë vendosjen e një sasie tritoli në një banesë në Lushnjë, në pronësi të një personi që, sipas tij, kishte konflikte financiare me Haxhiun.

Ai tregoi se lënda plasëse i ishte siguruar nga një person tjetër dhe se kishte vepruar gjatë natës, duke realizuar vendosjen e tritolit dhe më pas duke njoftuar Haxhiun për veprimet e kryera.

Dëshmia e Tafanit pritet të jetë një element i rëndësishëm në procesin gjyqësor, i cili synon të zbardhë aktivitetin e dyshuar kriminal të grupit dhe përgjegjësitë e personave të përfshirë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related