SPAK ka kërkuar dënim me 1 vit e 6 muaj burg për ish-nënkryetarin e Bashkisë Kukës, Granit Gjana, i akuzuar për “shkelje të barazisë në tendera” në dy procedura. Prokuroria pretendon se Gjana ka përdorur ndikimin e tij për të favorizuar biznese të caktuara, duke cenuar transparencën dhe barazinë e garës për fondet publike.
Me përfitimin nga gjykimi i shkurtuar, dënimi i tij pritet të ulet në 1 vit burg, ndërsa SPAK ka kërkuar që ky dënim të konvertohet në 2 vite shërbim prove. Mësohet se gjykata do të shpallë vendimin përfundimtar në seancën e ardhshme.
