E rëndë/ Aksident në aksin rrugor “Lushnjë-Tiranë”, automjeti përplas për vd*kje këmbësorin (Detajet)

Data

Një aksident është regjistruar rreth orës 02:00 të mëngjesit, në aksin rrugor “Lushnjë-Tiranë” nga ku mësohet se një automjetka përplasur për vdekje një këmbësor, 56-vjeç. Bëhet me dije se drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi:

Fier/ Informacion paraprak

Rreth orës 02:00 të mëngjesit, në aksin rrugor “Lushnjë-Tiranë”, shtetasi L. B., duke drejtuar automjetin, ka përplasur këmbësorin, shtetasin M. K., 56 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vendngjarje. Shtetasi L. B., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related