Blushi: Janë shkelur vijat e kuqe, Metës i kanë futur disa ‘horra’ në burg për ta provokuar

Data

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka reaguar sërish lidhur me qëndrimin e Ilir Metës në qeli. Blushi u shpreh se Metës i kanë futur njerëz në burg për ta provokuar: “I bëj thirrje këtyre horrave që i kanë futur në burg për të provokuar Ilir Metën”.

“Një përshëndetje për Presidentin e PL që po na ndjek. Rrëmbimi i presidentit nga kjo bandë terroriste nuk është gjë tjetër veçse kapitullim pa kushte i reformës në drejtësi. Është e qartë që arrestimet politike i udhëron Edi Rama. Është e qartë që burgosja politike e Presidentit të PL, e liderit të PD është bërë pa fakte, pa prova dhe pa dëshmi. Madje më e rëndë akoma, edhe më ironik është fakti që këto akuza janë ngritur mbi krime që ka bërë vetë Edi Rama. Vijat e kuqe janë kaluar dhe është koha e aksionit. Është koha të organizohemi më shumë se kurrë. I bëj thirrje këtyre horrave që i kanë futur në burg për të provokuar Ilir Metën. Mos na provokoni t’iu japim një përgjigje si shqiptar. Dhe ju e dini përgjigjen që i japin armiqve të këtij vendi”, deklaroi Blushi.

Ndërkohë aekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka theksoi se ky arrestim nuk përfaqëson një veprim të thjeshtë ligjor, por një akt të planifikuar dhe të dhunshëm me motive të qarta politike. Blushi e përshkroi këtë ngjarje si një “rrëmbim terrorist”, i cili, sipas tij, synon të godasë Partinë e Lirisë dhe të asgjësojë opozitën e vërtetë në vend. Ai i cilëson këto veprime si strategji të Rama për të asgjësuar pluralizmin dhe demokracinë në Shqipëri. Madje Blushi theksoi se arrestimi është një sulm i qëllimshëm ndaj opozitës, ndërsa e cilësoi qeverinë si një “narkoshtet” që po përdor struktura të kapura të drejtësisë për të shërbyer interesave të pushtetit të Ramës. Në këtë kuadër, ai e përmendi emrin e Altin Dumanit, që për të është figurë e keqpërdorur për t’i shërbyer agjendës së qeverisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related