Veliaj në Gjykatën Administrative: “U hetua çdo dimension i jetës sime, prisja transparencë dhe jo errësirë”

Data

Erion Veliaj ka mbajtur fjalën e tij në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura në Gjykata Administrative, ku po shqyrtohet padia ndaj Ols Dado.

Sipas raportimeve nga gazetarja Klodiana Lala, Veliaj ka shprehur pakënaqësi për vendimin që seanca të mos transmetohej publikisht, duke deklaruar se kishte pritur transparencë të plotë.

“Prisja të kishte transparencë. Ky proces ka lulëzuar në errësirë. Ka një palë që do errësirë dhe një palë që do dritë”, është shprehur ai gjatë fjalës në sallën e gjyqit.

Kryebashkiaku i Tiranë deklaroi se prej më shumë se dy vitesh është përballur me atë që e cilësoi si një sulm politik, mediatik dhe juridik.

Sipas Veliajt, gjatë kësaj periudhe janë hetuar të gjitha aspektet e jetës së tij personale dhe familjare.

“Është kontrolluar çdo aspekt i jetës sime. Është hetuar çdo dimension personal dhe familjar i imi”, deklaroi ai.

Veliaj tha se ndaj tij është ushtruar një “veting penal”, duke shtuar se megjithatë ka bashkëpunuar vazhdimisht me drejtësinë.

Ai pretendoi gjithashtu se po përballet me kufizime në ushtrimin e të drejtave të mbrojtjes, duke përmendur mungesën e aksesit të plotë në dosje, pamundësinë për të dëgjuar të gjitha përgjimet dhe kufizime në komunikimin me avokatët ndërkombëtarë.

“Nuk më lejohet të kem akses të plotë dhe real në dosje. Nuk më lejohet komunikimi me avokatët e mi ndërkombëtarë”, tha ai.

Në deklaratën e tij, Veliaj ngriti shqetësime edhe për legjitimitetin e autoriteteve që, sipas tij, kanë ushtruar pushtet penal ndaj tij dhe institucionit që ai drejton.

“Pushteti mund të hyjë në çdo qoshe të jetës së qytetarit, por qytetari nuk paska të drejtë të pyesë: ‘Me çfarë legjitimiteti po ushtrohet ky pushtet mbi mua?’”, u shpreh kryebashkiaku.

Seanca në Gjykatën Administrative po zhvillohet pa praninë e kamerave televizive, ndërsa në sallë janë lejuar vetëm gazetarët.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related