Bumçi: PD rrëzoi makijazhin e Ramës te partnerët ndërkombëtarë

Data

Anëtari i kryesisë së PD, Aldo Bumçi thotë se vizita e deputeteve të opozitës në Bruksel është shumë e rëndësishme dhe mbyll një periudhë ku ndaj PD-së kishte një goditje për ti shkatërruar si brenda vendit por edhe te partnerët ndërkombëtar.

Bumçi tregon se kanë përçuar të vërtetat e tyre për regjimin dhe narko shtetin që është ndërtuar në Shqipëri.

“Vizita e deputeteve të opozitës në Bruksel është shumë e rëndësishme dhe mbyll një periudhë ku ndaj nesh kishte një goditje për të na shkatërruar si brenda vendit por edhe te partnerët ndërkombëtar.

Kur u deklarua Berisha nongrata nga SHBA ku luajti rol të rëndësishëm Mc Gonigal, Rama e kishte lajmin shumë përpara nesh pasi ishte përfashirë Mc Gonigal nëpërmjet pagesave. Pas kësaj goditje është dhe investimi i Sorosit. Ata kishin plan për të goditur Berishën në Itali për ta bërë nongrada kërkesë e cila është ripërsëritur dhe në marrëveshjen për emigrantët.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related