Partia Demokratike ka zhvendosur ditën e sotme protestën kundër qeverisë në Strasburg para Parlamentit Europian. Për të na dhënë më shumë detaje lidhur me këtë ngjarje në një lidhje direkte në emisionin “Opinion” ishte deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj i cili e quajti këtë organizim një fushatë sensibilizimi. Gjekmarkaj theksoi se kanë zhvilluar takime me shumë eurodeputetë ku tha se janë mirëpritur dhe dëgjuar për ato çfarë kishin lidhur me gjendjen e opozitës në Shqipëri.
Blendi Fevziu: Çfarë ka ndodhur sot ekzaktësisht në Parlamentin Europian?
Blendi Fevziu: Kë keni takuar Gjekmarkaj?
Agron Gjekmarkaj: Kemi takuar shumë personalitete një numër të madh Eurodeputetësh. Kemi pasur gjithë ditën takime intensive. Ju e dini më mirë se unë se fati i Shqipërisë ka qenë gjithmonë i lidhur me Europën për çëshjte madhore, por edhe sot për çështje ekzistenciale demokratike.
Blendi Fevziu: Por edhe sot Presidentja e Komisionit Europian ishte për një vizitë në Tiranë.
Agron Gjekmarkaj: Po nuk mendoj se ka ndonjë gjë të keqe, përkundrazi. Nuk kemi qenë në protestë, por kemi qenë në momente sqaruese sepse nuk ka arsye që ne të protestojmë tek institucionet evropiane sepse nuk na kanë borxh ata. Ne kemi qenë në tempullin e demokracisë që është PE dhe jemi mirëpritur me respekt.
Blendi Fevziu: Si ka funksionuar Gjekmarkaj? Një pjesë ka bërë takime dhe një pjesë kanë qenë vetëm për sensibilizim jashtë…
Agron Gjekmarkaj: Kemi qenë një pjesë që kemi pasur bisedime nga mëngjesi. Unë zoti Bardhi, zoti Noka, zonja Tabaku, zonja Vokshi dhe pjesa tjetër ka qëndruar tek pjesa hyrëse e Parlamentit Europian ku ka zgjuar interes të madh të mediave vendase dhe ndërkombëtare dhe kanë pasur gjithashtu takime me shumë eurodeputet që janë bërë kureshtarë që pse opozita e Shqipërisë në mënyrë unike…
Blendi Fevziu: Cila ka qenë çështja kryesore që ju keni ngritur?
Agron Gjekmarkaj: Çështja që na shqetëson më së shumti është fakti që duke e theksuar që askush nuk është mbi ligjin, por askush nuk duhet të jetë nën ligjin dhe fakti që e gjithë komanda e opozitës është ose në arrest shtëpie, ose në arrest në burg ose kandidat për të hyrë në burg.
