Kremlini mohon akuzat pas incidentit në Rumani, Moska paralajmëron kundërmasa diplomatike ndaj Bukureshtit

Data

Tensionet mes Rusisë dhe Rumanisë janë rritur pas incidentit të ndodhur në qytetin rumun Galați, ku një dron goditi një pallat banimi dhe plagosi dy persona. Ndërsa autoritetet rumune e kanë lidhur ngjarjen me sulmet ruse ndaj Ukrainës, Moska ka mohuar kategorikisht çdo përfshirje.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, deklaroi se pretendimet për fluturime të dronëve rusë mbi territorin e vendeve të Bashkimit Evropian janë “plotësisht të pabazuara” dhe nuk mbështeten në prova konkrete.

“Deri më tani nuk është paraqitur asnjë fakt apo provë materiale që të vërtetojë këto akuza ndaj Rusisë”, u shpreh Zakharova.

Pas incidentit, presidenti i Rumanisë, Nicușor Dan, njoftoi mbylljen e Konsullatës së Përgjithshme ruse në Konstancë dhe shpalljen “persona non grata” të konsullit rus Andrei Kosylin. Në reagimin e saj, Rusia paralajmëroi se do të ndërmarrë masa diplomatike reciproke ndaj Bukureshtit.

Ngjarja ka shkaktuar shqetësim në NATO dhe Bashkimin Evropian. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi se Aleanca mbetet e gatshme të mbrojë çdo centimetër të territorit të vendeve anëtare.

Liderë europianë kanë dënuar incidentin dhe kanë kërkuar forcimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore në krahun lindor të NATO-s, ndërsa hetimet për rrethanat e plota të ngjarjes vijojnë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related