Protesta e PD shkon sot në Strasburg, skenari i demokratëve: Tubim jashtë dyerve të Parlamentit Europian dhe takime…

Data

Deputetët e opozitës ndodhen sot në Strasburg për të protestuar dhe për të sensibilizuar deputetët e Parlamentit Europian për kauzën e tyre, se në Shqipëri po shkelen të drejtat e opozitës dhe po cenohet demokracia.

Deputetët e opozitës do të jenë të ndarë në dy grupe. Një grup deputetesh do të tubojnë me pankarta në duar në mënyrë simbolike jashtë dyerve të PE. Në mbështetje të tyre do të jenë dhe nga diaspora. Grupi i dytë i ligjvënësve do të lobojnë përmes takimeve kokë më kokë me zyrtarë të lartë europianë për t’i ndërgjegjësuar mbi situatën politike në Shqipëri

Deputetët opozitarë kërkojnë sensibilizim për kauzat e tyre, përjashtimet nga Kuvendi pas skenarëve të kaosit, kërkesa për qeveri teknike, apo edhe dënimi i Ervin Salianjit dhe masa e sigurisë dhënë për Sali Berishën, të cilat i konsiderojnë të padrejta, mëson gazetarja e Report Tv dhe Shqiptarja.com, Daniela Maloku.

Takimet nisën ditën e djeshme ku deputet të grupit parlamentar të grupit Parlamentar të Partisë Demokratike si Gazment Bardhi, Flamur Noka, Jorida Tabaku, Agron Gjekmarkaj dhe Albana Vokshi, u takuan me eurodeputetët Sandro Gozi dhe Oihane Agirregoitia Martínez, përfaqësues të grupit parlamentar “Reneë Europe”.

Deputetët në Strasburg

1. Edmond Spaho
2. Gazment Bardhi
3. Lefter Gështenja
4. Helidon Bushati
5. Ramadan Likaj
6. Flamur Hoxha
7. Flamur Noka
8. Edi Paloka
9. Agron Gjekmarkaj
10. Jorida Tabaku
11. Albana Vokshi
12. Oerd Bylykbashi
13. Asllan Dogjani
14. Isuf Çela
15. Dhurata Çupi
16. Elda Hoti
17. Qani Xhafa
18. Lindita Metaliaj
19. Xhelal Mziu
20. Kasem Mahmutaj
21. Kastriot Piroli
22. Ilda Dhori
23. Bledion Nallbati
24. ⁠Saimir Korreshi
25. Petrit Doda
26. ⁠Zheni Gjergji

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related