Antonio Costa mbërrin sot në Tiranë, Presidenti i Këshillit Europian takohet me Ramën para Samitit BE–Ballkani Perëndimor

Data

Presidenti i Këshilli Europian, Antonio Costa, ndodhet sot në Tiranë në kuadër të turit të tij diplomatik në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Vizita zhvillohet vetëm pak ditë para Samitit BE–Ballkani Perëndimor, i cili do të mbahet më 5 qershor në Bar, dhe konsiderohet një sinjal i rëndësishëm i angazhimit të Bashkimit Europian ndaj rajonit.

Gjatë qëndrimit në kryeqytetin shqiptar, Costa do të pritet nga Edi Rama. Takimi mes dy zyrtarëve është parashikuar të zhvillohet rreth orës 11:00, ndërsa më pas do të mbahet një konferencë e përbashkët për mediat.

Vizita e presidentit të Këshillit Europian vjen në një moment të rëndësishëm për procesin e integrimit europian të Shqipërisë. Tirana synon përshpejtimin e negociatave të anëtarësimit dhe ka shprehur objektivin për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian brenda vitit 2030.

Në fokus të bisedimeve pritet të jenë ecuria e reformave, procesi i integrimit europian, bashkëpunimi rajonal dhe përgatitjet për samitin e ardhshëm BE–Ballkani Perëndimor.

Samiti i 5 qershorit do të mbahet gjashtë muaj pas takimit të fundit të liderëve europianë dhe atyre të Ballkanit Perëndimor, duke konfirmuar rëndësinë strategjike që Bashkimi Europian i kushton rajonit në kuadër të zgjerimit dhe forcimit të bashkëpunimit politik e ekonomik.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related