Rindërtimi pas tërmetit/ PD shpërthen ndaj qeverisë: Fondet po përdoren si shantazh ndaj qytetarëve, tenderat …

Data

Rindërtimi i vendit pas tërmetit të 26 nëntorit, sipas PD ka 5 vjet që përdoret për fushatë elektorale. Përmes zëdhënëses Floriana Garo, PD denoncoi rastin e një tenderi për rikonstruksionin e një pallati në Durrës që sipas tyre është bërë në mungesë konkurrence.

Deklarata e plotë e zëdhënëses së PD, Floriana Garo:

Pesë vjet kanë kaluar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe po afrojnë zgjedhjet e 2025, por tenderat e rindërtimit në bashkinë e Durrësit vijojn

Kështu, më 16 shtator, Bashkia e Durrësit ka hapur tenderin me objekt “Riaftësim strukturor i Pallatit nr.15, Rruga “Abaz Çelkupa 15”, Rajoni 3 si pjesë e Programit të Rindertimit.

Tenderin me vlerë 800 milion lekë e ka fituar bashkimi i kompanive EURONDERTIMI 2000 shpk & EVERESTshpk & SHEHU -2AB Konstruksion shpk. Sipas Open Data Albania ky tender është me flamur të kuq për mungesë konkurence. Pra Eurondërtim, Everest dhe Shehu -2AB kanë qenë të paracaktuara se do të fitonin tenderin, si të vetmet kompani në garë.

Por nuk janë tenderat korruptivë dhe as vjedhja e fondeve publike objekti i kësaj deklarate. Në qindra raste, Departamenti i Anti-Korrupsionit në Partinë Demokratike i ka denoncouar me detaje abuzimet qindra milionëshe të kësaj Bashkie në kuadër të procesit të rindërtimit.

Pyetja është: a janë dhe a po përdoren fondet e rindërtimit si mjet shantazhi për qytetarët gjatë fushatave elektorale dhe para zgjedhjeve?

Tenderi i hapur 8 muaj para zgjedhjeve të vitit 2025 nga Bashkia Durrës, edhe pse kanë kaluar 5 vjet nga tërmeti, nuk dëshmon paaftësi, por babëzi dhe llogari të zyrtarëve të Rilindjes për t’i përdorur fondet e rindërtimit për qëllime elektorale.

Open Data Albania ka hulumtuar shpërndarjen e granteve individuale për Programin e Rindërtimit pas Tërmetit, në muaj të zakonshëm gjatë periudhës 2020-2023, dhe gjitahshtu në muajt pjesë e Fushatave Zgjedhore.

Nga granti i rindërtimit ishin parashikiuar të përfitonin familjet e dëmtuara nga tërmeti por, një javë para zgjedhjeve të vitit 2021 Bashkia e Durrësit ndryshoi strategji, duke ua kaluar fondin e rindërtimit qytetarëve në llogari bankare.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related