Kryetari i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar sërish për arrestimin e deputetit të Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja. Në një postim në facebook, Basha shkruan se Edi Rama është arsyeja pse krimi përdor pushtetin.
Ai thotë se Jurgis Çyrbja u zgjodh deputet si në zgjedhjet e 2017-ës, ashtu edhe në zgjedhjet e vitit 2021, dhe krimi nuk do të mund ta zgjidhte pa bekimin e Edi Ramës.
Kreu i demokratëve euroatlantikë gjithashtu thotë se përveç faktit që krimi është bërë njësh me pushtetin dhe qeveria është vendosur në shërbim të krimit, kjo është skema përmes së cilës Edi Rama ka ardhur në pushtet dhe e ka mbajtur pushtetin në Shqipëri. Ndërsa ata opozitarë që sipas tij tre vite më parë, i fërkonin barkun Edi Ramës dhe duke legjitimuar krimin zgjedhor në Shqipëri, sot duhet të ndihen të paktën të turpëruar.
Dhe si zgjidhje për këtë situatë, Basha sheh vettingun e politikanëve dhe ndarjen e politikës nga krimi.
