SPAK plas “bombën”, Samir Mane i dha në mënyrë korruptive një vilë Ilir Metës si shpërblim për influencën e…

Data

Kush donte prova nga burime zyrtare se oligarku Samir Mane është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), për pastrim parash dhe ligje të porositura për politikën po i nxjerrim faktet në dosjen e Prokurorisë së Posaçme, e cila ka vërtetuar të gjitha shkrimet që gazeta  ka bërë për biznesmenin Manen gjithë këto kohë, ndonëse si media është gjendur përballë presioneve dhe kërcënimeve. E kemi thënë që ai dyshohet se ka qenë klient i të gjitha pushteteve dhe faktet “bombastike” që ka nxjerrë SPAK tregojnë se ky oligark është një nga çelësat që hap dyert e burgut për shumë pushtetarë të lartë në Shqipëri.

Bashkë me Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, SPAK dyshohet se ka vënë në rreth edhe oligarkun Samir Mane, i cili me faktet që kanë evidentuar prokurorët specialë nuk është çudi që në vijim të merret i pandehur. Në njoftimin e SPAK akuzat ndaj Manes janë të rënda. Çifti tashmë i divorcuar Meta-Kryemadhi dyshohet se kanë kryer korrupsion me oligarkun, duke fituar përkohësisht një vilë si shpërblim për influencën e paligjshme që bënin në politikë në favor të bizneseve të Samir Manes.

Madje SPAK thekson se Monika Kryemadhi ka ndryshuar dhe ligj sipas kërkesës së biznesmenit, teksa në njoftim zyrtar ai përmendet me iniciale S.M. “Gjatë hetimit ka rezultuar gjithashtu se çifti I.M. dhe M.K., kanë hyrë në marrëdhënie korruptive me biznesmenin S.M., duke përfituar përkohësisht një vilë si shpërblim për influencën e paligjshme që ata ushtronin ndaj funksionarëve publikë të emëruar nga LSI, në interes të aktiviteteve ekonomike të biznesmenit në fjalë.

Personi nën hetim M.K., me porosi të biznesmenit në fjalë, ka marrë përsipër edhe ndryshimin e një ligji në Kuvendin e Shqipërisë (ligj i cili u ndryshua sipas kërkesës së biznesmenit S.M.)”, thuhet në njoftimin e SPAK. Megjithatë sqarojmë se çdo person prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related