“Nuk gjendet grua më hajdute se lubi Balluku”/ Akuzat e Berishës: Janë përdorur telefona encrochat, jo për vrasje por…

Data

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se ministrat e qeverisë Rama janë të gjithë të korruptuar. Në konference me gazetaret, Sali Berisha u shpreh se nuk ka grua me hajdute sesa Belinda Balluku. Po ashtu kreu i PD-së theksoi se ne godinen e Keshillit te Ministrave ka zyrtare qe kane perdorur telefonin me aplikacionin encrochat.

“Nga të dhënat që disponoj e vërteta është që përveç 2-3 ministrave të emëruar së fundmi, unë nuk di ndonjë ministër apo zyrtar që të mos jetë i zhytur deri në vesh dhe i goditur nga të dhënat e Sky Ecc dhe regjistrime të tjera. Nuk është më pak, po marr si shembull Engjëll Agaçi, nuk është më pak Ulsi Manja, por atij ja vjedh çantat e Luis Viton Dumani. Nuk janë më pak Lubi Balluku, Spirogjoka, nuk janë më pak këta. Por në historinë e këtij vendi burra hajdut si Rama dhe Veliaj nuk ka patur, por as grua hajdute si lubi Balluku nuk gjendet. Të gjitha janë të regjistruara.

Më thuaj se cili nuk është prej tyre. Edhe njëherë ju rikujtoj. Në ndërtesën e këshillit të ministrave ka patur 73 telefon encrochat’. Nuk them se përdoren të gjithë për vrasje, por janë përdorur për tendera, koncesione dhe PPP. Pasivisht. Për ca e don një zyrtar telefonin encrochat’. Kam 30 vjet me një numër dhe më ka kryer të gjitha funksionet. Ata i duan vetëm për krim”, tha Berisha.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related