Gazetari i njohur zbardh detaje nga arrestimi i ish-deputetit Jurgis Çyrbja: Ja si nisi hetimi

Data

Gazetari Elton Qyno në një intervistë televizive u shpreh se hetimi ndaj ish deputetit të PS-së, Jurgis Çyrbja ka nisur nga SPAK duke u mbështetur në bisedat e aplikacionit ‘’SKY’’.
Qyno: Në fakt policia nuk është se është marrë me hetimin e këtij rasti.

Policia ka qenë në fazën përfundimtare të arrestimit të Jurgis Çyrbjes.
Por hetimin kryesor e ka iniciuar edhe trajtuar prokuroria e posacme SPAK e cila duke u mbështetur në bisedat e aplikacionit ‘’SKY’’, të marra nga autoritetet belge, franceze e holandeze sigurisht që ka konstatuar që mes këtyre bisedave të një grupi kriminal dilte si përdorues edhe i një kodi të posacëm edhe deputeti Çyrbja.
Në këto kushte janë analizuar të gjitha komunikimet të këtij kodi të përdorur nga Çyrbja dhe është konstatuar se kishte një intensitet të lartë bisedash përsa i përket elemenëtëve të krimit të organizuar në qytetin e Durrësit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related