Pse Rama qëndron si “guak” pas skandalit italian me emigrantët

Data

Politika italiane është përfshirë nga një debat shumë i fortë gjatë dy ditëve të fundit, pasi gjykata e emigracionit në rajonin e Romës vendosi që 12 emigrantët e parë të “depozituar” në kampin e Gjadrit, në Shqipëri, duhet të kthehen menjëherë në Itali.

Mesjavën që po lënë pas, një anije e Guardia di Finanza solli në portin e Shëngjinit 16 emigrantë nga vendet e treta, Egjipt e Bangladesh, të cilët po tentonin të hynin ilegalisht në rrugë detare në Itali.

Katër prej tyre -dy të mitur dhe dy të sëmurë -, u dërguan menjehërë në Itali, ndërkohë që pjesa tjetër u vendos në kampin provizor të Gjadrit, bazuar në një Pakt shumë të dyshimtë ndërmjet kryeministrit shqiptar, Edi Rama dhe homologes së tij italiane, Xhorxhia Meloni.

Gjykata e emigracionit në Romë vendosi të premten e kësaj jave se, edhe 12 të tjerët, duhet të shkojnë menjëherë në Itali, nga ku duhet të ndjekin procedurat rutinore për leje qëndrimi, pasi qëndrimi i tyre në Shqipëri ishte në kundërshtim të hapur me normat e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related