Evi Kokalari zbardh të pathënat: Grenell mundësoi takimin e Këlliçit me Trump, ja si po braktisen aktivitetet e…

Data

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po zhvillohen takime për mbështetje të ish-presidentit Donald Trump nga komuniteti shqiptar, nën sloganin “Shqiptarët për Trump”. Richard Grenell, i njohur për marrëdhëniet e tij të ngushta me administratën Trump dhe si i dërguar i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, është një nga folësit kryesorë. Të pranishëm në këto takime kanë qenë dhe figura të tjera si Arjan Konomi, apo dhe këngëtarja Bleona Qereti. Për këta personazhe ka ngritur dyshime të forta aktivistja e njohur Evi Kokalari, e cila thotë se shumë shqiptarë të Detroit janë ankuar dhe s’kuptojnë nga vijnë persona si Konomi apo Qereti. Nga ana tjetër, ajo nxjerr dhe lidhjet serbe të Grenellit.

“Mund të më thotë dikush se kush e mban me bukë këtë Arjan Konomin në Tiranë, dhe kush mund të ketë paguar për ta sjellë në Amerikë për të mbledhur shqiptarët për Grenellin? Ndërkohë që aktivitetet e Grenell po bojkotohen masivisht, ky njeri kishte pafytyrësinë t’i thoshte komunitetit tonë se: “Dështuan përpjekjet për të sabotuar në emër të nacionalizmit të shterpë.” Të quash nacionalizëm të shterpë ata që po luftojnë Grenell, që tashmë e dimë të gjithë se është mbajtur varur nga Vuçiç për ndërtimet në Beograd dhe që tashmë i ka dhuruar mandatin e katërt Ramës, ndërkohë që vjedh pasuritë e popullit shqiptar, është e paimagjinueshme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related