Eksportet, rriten shërbimet, por bien mallrat, ja faktori që po ndikon

Data

Në vitin 2023, eksportet e mallrave në Shqipëri ishin sa 8.6% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) duke shënuar ulje nga niveli 10.8% i PBB-së në vitin 2022.

Në anën tjetër, eksportet e shërbimeve arritën në 31% të PBB-së në vitin 2023 nga 26.6% që ishin në vitin 2022, sipas të dhënave të Eurostat.

Nga viti 2020, eksportet e shërbimeve kanë shënuar një rritje të shpejtë me 15 pikë % të PBB-së, ndërsa eksportet e mallrave u rritën me vetëm 2.6% të PBB-së (shiko grafikun bashkëngjitur), teksa janë në trend rënës.

Eksportet e shërbimeve po nxiten nga zhvillimet në sektorin e turizmit. Pas pandemisë, Shqipëria u shndërrua në një destinacion të preferuar nga të huajt, duke bërë që gjithnjë e më shumë valutë e huaj të hyjë nga ofrimi i shërbimeve turistike se sa nga shitja e mallrave jashtë vendit.

Sipas Eurostat, Shqipëria renditet në pesë vendet e Europës me kontributin më të ulët të eksportit të mallrave në Raport me PBB, ndërsa renditët në grupin e 6 vendeve ku eksporti i shërbimeve ka një kontribut të lartë në % të PBB-së.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related