Një person ka mbetur i plagosur me thikë pas një sherri në qytetin e Vlorës. Burime bëjnë me dije se dy të rinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin.
Gjithashtu raportohet se konflikti ka ndodhur pranë kishës Ortodokse.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.
Ende nuk dihen shkaqet e sherrit mes tyre.
