Konspiracionisti dhe teoricieni i njohur, Alfred Cako ka komentuar vizitën e fundit në Tiranë të presidentit të Izraelit dhe “Sulltanit” turk Erdogan. Në një intervistë për gazetën Z.Cako foli edhe për inaugurimi e Xhamisë së Namazgjasë dhe të fshehtat e luftës në Lindjen e Mesme. Cako shprehet se është një ngjarje e pazakontë dhe e çuditshme sesi mund të vij një imam nga Turqia dhe të drejtojë xhaminë në vendin tonë pa miratimin e Komuniteti Mysliman të Shqipërisë dhe të drejtojë xhaminë më të madhe që është ngritur në Shqipëri. Po ashtu ai shprehet se inaugurimi i Xhamisë së Namazgjasë do të sjellë përçarje të mëdha te KMSH. Në këtë përplasje të madhe mes erdoganistëve dhe KMSH është edhe Perëndimi, i cili mbështet këta të fundit. Sipas tij, gjithashtu pritet që në të ardhmen të ketë një luftë Izrael-Turqi.
-Zoti Cako, si e shihni vizitën e fundit të presidentit të Izraelit?
Është një sfidë që i bëhet qeverisë shqiptare, e cila ishte së bashku me qeverinë serbe, ishin dy qeveri të cilat mirëpritën presidentin e Izraelit para pak ditësh. Që të presësh presidentin e Izraelit tani në një kohë që po shkaktojnë një gjenocid dhe po e teprojnë me përdorimin e forcës ndaj kundërshtarëve të pafuqishëm nga forcat islamike. Do të duhej një guxim shumë i madh të prisje atë në një kohë kur Netanjahu mbajti fjalimin në Kombet e Bashkuara, në fillim të tetorit, shumë pak njerëz e kanë duartrokitur. Në këtë kuptim për Shqipërinë ka ardhur në udhëkryq që të mos rrijë në dy karrige.
Kjo është ftesa që i bën Erdogan qeverisë shqiptare dhe politikës shqiptare, duke thirrur në ndihmë përkatësinë fetare të shumë shqiptarëve dhe duke thirrur në ndihmë edhe historinë kur ne kemi qenë bashkë me popullin turk duke patur shumë gjëra të këqija dhe shumë të përbashkëta. Të flasësh si analist dhe të shikosh gjërat e këqija, është e nevojshme dhe e vërteta nuk humbet kurrë. E vërteta del sado që ta zhysësh. Por të flasësh si politikan, është një gjë tjetër. Në rend politikë, populli nuk të pyet asnjëherë sesa të drejtë kishe ti në moral por të pyet a ishte fitues apo humbës. Në politikë mund të bashkohesh dhe me djallin, mjafton që në fund të fitosh dhe të mos e shkatërrosh popullin tënd.
Ky është ndryshimi. Ne jemi analistë dhe jemi këtu për të folur të vërtetën, kurse politika ndryshon. Ka një mister të madh në lidhje me gjuhën shqiptare, që duhet zbuluar kur shumë njerëz të rëndësishëm dhe në momente të rëndësishme, kyçe të historisë botërore, siç ishte kalimi i Perandorisë Romake, nga perandori Romake në perandori e shenjtë Romake, kalimi në krishterim dhe në momentin kur ra perandoria e Bizantit 1000 vjet më vonë dhe në Bizant sundoi perandoria osmane. Në të dyja këto momente ka patur një interesim të madh që qoftë në Perandorinë Romake, në administratën në Romë, ku flitej shumë gjuha ilirishte dhe ka patur shumë perandor romak, që kanë patur njerëzit e tyre të sjellë nga gadishulli Ilirik, në postet kyçe të perandorisë Romake.
