“Grevistët e Marinzës në ditën e 9-të, disa në gjendje të rënduar shëndetësore”

Data

Grevistët në Marinzë po përballen me një situatë gjithnjë e më shqetësuese për shëndetin. Dorian Dyrmishi dhe Eduard Selami janë në gjendje të rënduar.

Eduard Selami do të dërgohet menjëherë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Grevistët janë në ditën e 9-të të protestës së tyre, e cila është shndërruar në një betejë të gjatë për drejtësi sociale dhe përmirësim të kushteve të punës. Sipas Sindikatës së Hidrokarbureve, numri i protestuesve pritet të rritet, ndërsa janë parashikuar edhe masa të reja organizative, përfshirë ngritjen e çadrave për akomodimin e grevistëve të rinj.

Kompania Bankers Petroleum, nga ana e saj, ka refuzuar plotësimin e kërkesave kryesore, duke pranuar vetëm një rritje të vogël në normën e antidotës ushqimore, një masë që grevistët e konsiderojnë të pamjaftueshme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related