Një informacion konfidencial i mbëritur në Seksioknin e Hetimit të Krimit Ekonomiko-Financiar pranë Policisë së Shtetit, është bërë shkak për çeljen e një dosje penale mbi aktivitetin tregtar të dy personazheve të njohur, Elman Abule nga Tirana por me shtetësi Belge dhe Kristjan Boçi nga Shëngjini.
Burimi sekret, ka informuar se Elman Abule, biznesmeni kontravers me lidhje të ngushta në politikën Shqiptare (Erjon Veliaj etj) dhe elementëve të njohur në trafikun ndërkombëtar të kokainës, ishte i përfshirë në veprimtarinë e kundraligjshme të importit të mallrave të rrezikshme, të llojit skorje alumini të ndaluara me ligj për hyrje dhe zhdoganim në Republikën e Shqipërisë.
Dokumenti tregon se Elman Abule, që sot në Tiranë konsiderohet biznesmen i sukseshëm, në vitin 2004-2005, ka qënë në Belgjikë një hajdut i dhunshëm, duke përdorur çelësa të kopjuar dhe metodën e thyerjes.
Dhe për këtë aktivitet kriminal në janar 2007 është dënuar në Antvvep, Belgjikë me dy vite burgim për “Vjedhje në rrethana rënduese” dhe Mbajtje dhe tregtimin e sendeve të vjedhura”.
Ndërsa me 1 vit burg është dënuar për akuzën e krijimit të bandës së hajutëve.
