Urdhri ekzekutiv i Trump rikthen frikën mes afganëve të mbetur në Shëngjin

Data

Soban*, 32 vjeç, mban vështrimin e ngulur në det, ndërsa vajza e tij e vogël 4-vjeçare luan këmbëzbathur në rërën e plazhit të Shëngjinit në fund të janarit. Ai dhe familja e tij prej gjashtë anëtarësh kishin planifikuar të udhëtonin drejt Shteteve të Bashkuara më 30 janar, por fluturimi – pjesë e operacionit AfghanEvac u anulua.

“Kur unë dhe familja dëgjuam për anulimin e fluturimit, u shokuam, mbetëm pa frymë”, tha Soban, i cili foli me BIRN në kushtet e anonimatit nga frika e hakmarrjes ndaj familjes së tij në Afganistan.

Soban mbërriti në Shqipëri një muaj më parë nga Mazar e Sharif, një qytet në veri të Afaganistanit. Së bashku me rreth 400 afganë të tjerë, ai ndodhet i bllokuar pa rrugëdalje në Shëngjin, pas një vendimi të presidentit Donald Trump për të ngrirë programin e pranimit të refugjatëve në SHBA.

#AfghanEvac, një koalicion organizatash që ndihmojnë afganët që punuan për qeverinë apo kompani amerikane që t’i shpëtojnë përndjekjes nga Talebanët në pushtet llogarit se urdhri i Trump ka bllokuar evakuimin e gati 40 mijë aleatëve të Shteteve të Bashkuara, që gjenden aktualisht në Afganistan, Pakistan dhe vende të tjera.

“Këta njerëz kanë luftuar përkrah forcave të SHBA-ve, kanë derdhur gjak përkrah tyre, shumë kanë humbur anëtarë të familjes, shumë kanë rrezikuar jetën e tyre dhe shumë prej tyre na kanë shpëtuar jetën. Ne u detyrohemi këtyre njerëzve,” tha Shawn VanDiver, përfaqësues i AfghanEvac përmes një mesazhi në X.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related