Ku u zhduk Erion Veliaj në inagurimin e xhamisë së Namazgjasë?

Data

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Tiranë, ku u prit nga homologu i tij shqiptar Bajram Begaj, takoi kryeministrin Edi Rama si dhe u nënshkruan një sërë marrëveshjesh mes dy Qeverive.

Në përfundim të vizitës së tij, Erdogan dhe Rama, në praninë e mijëra qytetarëve, inaguruan xhaminë e Namazgjasë në Tiranë, e cila prej 5 vitesh pas përfundimit të ndërtimit të saj, i mbante dyert e mbyllura.

Në ceremoninë e inagurimit mungoi kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahia, arsyet të cilat nuk janë bërë publike nga KMSH, por lihet të kuptohet për shkak se ai konsiderohet nga Erdogan si një njeri i Fethullah Gülen, të cilën presidenti turk e konsideron si organizatë terroriste dhe institucionin e KMSH-së si të kapur nga “FETO”.

Edhe gjatë konferencës së sotme të përbashkët me Ramën, Erdogan e ripërsëriti kërkesën e tij drejtuar Tiranës zyrtare për të luftuar organizatën terroriste “FETO”, siç e konsideron ai.

Ndërkohë, KMSH u përfaqësua në ceremoninë e inagurimit të xhamisë së Namazgjasë nga Myftiu i Tiranës, Gazment Teqja, i cili do të jetë gjithashtu edhe kreu i bordit të fondacionit të përbashkët, mes KMSH dhe palës tjetër, që do të administrojë Xhaminë e Namazgjasë më tej.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related