Mijëra qytetarë që bëjnë blerje online përmes internetit prej më shumë se një muaji po përballen me një kaos të paprecedentë për marrjen e porosive. Mbërritja e pakove të blera nuk njoftohet, ndërkohë që shumë prej tyre humbasin me ditë të tëra

Aliexpress është një nga platformat më të mëdha në botë për blerjet online me bazë në Kinë. Kjo kompani rezulton të jetë edhe më e përdorura nga qytetarët shqiptarë që bëjnë blerje online për shkak se i ofron produktet me çmime më të lira se konkurrentët e saj të mëdhenj, si Alibaba apo Amazon. Përtej kësaj, Aliexpress u mundëson qytetarëve që të bëjnë blerjet në lekë, pa patur nevojë të këmbjnë valuta të huaja.
Deri një muaj më parë, pakot e blera në internet vinin në Shqipëri përmes Postës Shqiptare. Por paprimtas, një pjesë e madhe e biznesit të dërgesave i kaloi kompanisë Albanian Cargo Service. Burime nga Posta Shqiptare i thanë Kapitalit se kjo është bërë e mundur falë një marrëveshje që kompania United Trans ka lidhur përmes Hungarisë me Aliexpressin
