Disiplina dënon Refik Halilin pas derbit, Bylisit i mbyllet stadiumi për dy ndeshje

Data

Komisioni i Disiplinës ka vendosur sot për dënimin me 4 ndeshje të Refik dhe Grent Halilit, që patën sjellje josportive ndaj zyrtarëve gjatë derbit të U-19 mes Tiranës dhe Partizanit.

Këto të fundit fituan 1 me 3. Në kompleksin “Skënder Halili” më 29 shtator nuk munguan përplasjet pas sfidës mes lojtarëve, ndërsa ishin të pranishme dhe kontestimet te arbitri, që akordoi 2 kartonë të kuq.

Po ashtu Komisioni i Disiplinës dhe Etikës ka vendosur të mbyllë stadiumin e Bylisit për 2 ndeshjet e ardhshme. Shkak për këtë është bërë sjellja e gabuar e spektatorëve në sfidën e humbur me Elbasanin.

Vendimet e plota:

  1. KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke ndezur mjete piroteknike, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
  1. Zyrtari i KF Vllaznia, Altin Nikshiqi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  1. KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke ndezur mjete piroteknike, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
  1. KF Bylis, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke përdorur kore fyese, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 6/3/b, 8/1, 17/2/b, 17/2/c, 17/2/e dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë dhe zhvillimin e 2 (dy) ndeshjeve pa spektatorë. Në zbatim të nenit 58 të Rregullores së Aktivitetit, KF Bylis urdhërohet të dërgojë për miratim listën e zyrtarëve të cilët do të qëndrojnë në tribunë, tek delegati i ndeshjes, të paktën 48 orë përpara

fillimit të çdo ndeshje deri në përfundim të dënimit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related