“Prapaskena”: Këshilli i Medias i Koloreto Cukalit ose xhepi i pasëm i Berishës që ‘rruan’ fondet e BE…

Data

Portali “Prapaskena” ka demaskuar Këshillin e Medias, një grup të cilët kanë marrë rolin e një gjykate për të bërë presione ndaj mediave. Kjo media ka treguar se kush fshihet pas kësaj organizate. “Në emrin e mediave dhe gazetarëve, në Tiranë veprojnë dhe përlajnë fonde turlifarë këshillash dhe organizatash, pas të cilëve fshihen pseudogazetarë me vila pranë oligarkëve, ish deputetë, ish zyrtarë të korruptuar, rrogtarë pranë institucioneve publike, mallistë, kopukë, spiunë të ish Sigurimit të Shtetit e etj. Shumicën prej tyre i bashkojnë dy komponentë. Së pari, nuk kanë asnjë lidhje me gazetarinë.

Së dyti, kanë lidhje me Sali Berishën, i shpallur non grata për korrupsion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe i pandehur i SPAK për korrupsion. Sot po ndalemi tek njëfarë Këshilli Shqiptar i Medias, një zgafellë që thith, qarkullon dhe ndan donacionet e Bashkimit Evropian, që janë taksat e qytetarëve evropianë. Këshillit të Medias është themeluar, mes të tjerësh, nga Armand Shkullaku, një ‘gazetar i pavarur’ që shëtiste dhe raportonte nga foristradat e Partisë Demokratike. Shkullaku posedon një vilë me vlerë rreth 1 milionë euro, Rolling Hills, aty ku janë mbledhur kasta e korrupsionit dhe drogës. Ndërsa 95 % të gazetarëve janë me kredi dhe vështirësi kanë siguruar një apartament modest, Shkullaku jeton në një vilë me burim të dyshimtë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related