Edi Rama nis batërdinë për grabitjen e pronave, kryeministri vendos të qerasë oligarkët me faljen e maleve

Data

Kryeministri Edi Rama “nuk zë mend”. Bashkimi Evropian e paralajmëroi në fundjavë duke i dhënë mesazh të fortë për investimet strategjike duke i kërkuar që të bëjë kujdes, por kreu i qeverisë ka vendosur që pasurimin e oligarkëve ta kalojë në një tjetër stad, ku përveç vijave bregdetare do iu falë edhe malet e Shqipërisë. Prona shtetërore duhet t’i shërbejë vetëm interesit publik dhe interesit të qytetarëve shqiptarë dhe jo një pakice plaçkitësish dhe klientë të qeverisë.

Detajet nga projektligji i hartuar nga qeveria

“Të gjithë qytetarët apo bizneset që nga procesi inventarizimit të pronave shtetërore kanë rezultuar si posedues faktikë të tyre, pra i kanë përdorur si të jenë pronarë , do ju jepet e drejta të fitojnë pronësinë ligjërisht të këtyre pasurive. Projektligji i hartuar nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ju jep të drejtën këtyre poseduesve faktik të aplikojnë për të blerë këtë pronë me tarifën simbolike 1 euro, me kushtin e vetëm që të vërtetojnë se kanë më shumë se 10 vite që e shfrytëzojnë pronën shtetërore dhe të paraqesin një plan biznesi për ta zhvilluar atë. Kjo nismë vjen pas asaj të investimeve strategjike që u përqendrua kryesisht në hotele e resorte përgjatë vijës bregdetare, ku pronat shtetërore u vunë në dispozicion të privatit.

Në relacion thuhet se kjo nismë ndërmerret për të fuqizuar ekonomikisht zonat malore dhe për të zhvilluar edhe më shumë turizmin. Kjo nismë merret në kuadër të nismës “Investo në tokën tënde’, një thirrje e drejtuar për emigrantët që të kthehen të investojnë në vend. Projektligji i hedhur në konsultim publik “Për shitjen e pasurive të paluajtshme shtetërore poseduesëve faktikë jopronare në zonat me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore”, ka si synim që të shiten pronat shtetërore me rëndësi për zhvillim ekonomik me tarifën simbolike 1 euro.

“Ky ligj ka për objekt përcaktimin e procedurave dhe rregullave të posaçme për kalimin e pronësisë përmes shitjes me tarifën simbolike 1(një) euro të atyre pasurive të paluajtshme shtetërore, të cilat gjatë procesit të përditësimit dhe inventarizimit të pasurive të paluajtshme shtetërore, sipas legjislacionit në fuqi, rezultojnë të jenë në posedim zotërim faktik të posedueseve jopronarë”, thuhet në nenin 2 të projektligjit. Të gjithë ato qytetarë apo biznese që kanë mbi 10 vite që posedojnë një pasuri të paluajtshme shtetërore, dhe e kanë përdorur atë si pronë të tyre, quhen posedues faktik jopronar. Këta do të kenë mundësi tashmë që përmes një tarife simbolike 1 euro ta blejnë këtë pronë, me qëllim ngritjen e një biznesi.

Çfarë thotë projektligji?

Në projektligj thuhet se kjo iniciativë po ndërmerret për të garantuar zhvillim ekonomik të qëndrueshëm të sektorëve strategjik, promovim të turizmit malor dhe të ekonomisë bujqësore. “Iniciativa për këtë projektligj merret në kuadër të “Programit të integruar për zhvillimin rural – Programi i 100 Fshatrave”, dhe më konkretisht, në kuadër të nismës “Investo në Tokën Tënde – Paketa e Maleve”, e cila synon të ofrojë një qasje alternative për tërheqjen e investimeve direkte dhe orientimin e tyre, për zhvillimin e atyre zonave rajonale/lokale të qeverisjes vendore, të identifikuara si zona me përparësi zhvillimin, që kanë nevojë për përdorimin e mekanizmave të veçantë, për zhvillimin ekonomik”, thuhet në relacion.

 

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related