A e dinte që Rama do e hiqte nga Ministria e Brendshme? Ja si përgjigjet Balla

Data

Më 28 Korrik 2024, kryeministri Edi Rama komunikoi një sërë ndryshimesh në qeveri. Taulant Balla u largua nga detyra si Ministër i Brendshëm për t’u zëvendësuar me Ervin Hoxhën. I ftuar sot në një emision televiziv Balla u pyet pikërisht për këtë lëvizje ‘suprizë’ të Ramës.

Gazetari : E dinit lëvizjen nga Ministria e Brendshme në Ministrinë e Shtetit përpara se Rama ta bënte publike në Asamble?

Taulant Balla: Unë mendoj që gjatë qëndrimit dhe ushtrimit të detyrës si Ministër i Brendshëm kam bërë gjënë e duhur dhe kam punuar me energji maksimale. Tani kam përsipër një detyrë me përgjegjësi të madhe për të organizuar forcën më të madhe politike edhe jashtë Shqipërie.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related