Ina Zhupa, deputete e PD komentoi situatën e agravuar politike dhe protestën e fundit para Kuvend
Zhupa u shpreh se nuk mund të ketë asnjë përgjejgësi penale mbi diegien e karrigeve por vetëm përgjegjësi administrative.
“Dua të qartësoj një moment, që nuk ka një shenjë barazimi midis padisë në SPAK për deputetët e opozitës dhe padisë në SPAK për deputetët e mazhorancës.
Ndryshimi është shumë i qartë, në rastin tonë mbi ne nuk rëndon asnjë vepër penale, sepse në rasti tonë ne i kemi karriget tona të dhëna nga Kuvendi dhe mënyra se si ne e trajtojmë një karrige, e cila është një mjet pune, siç është një kompjuter apo një lap top, thjeshtë mund të na ngarkojë me përgjegjësi administrative kur bëhet inventari, por nuk ka përgjegjësi penale se çfarë bën deputeti me karrigen e tij.
Nga ana tjetër, deputetët e mazhorancës kanë përgjegjësi penale sepse kanë injoruar dhe shpërfillur një vendim të Gjykatës Kushtetuese dhe sipas kodit penal… dhe ky është pengim i drejtësisë.
