Në momentin që “Vëllezërit Hysa” sh.p.k, vendosën të mos marrin pjesë vetë si shoqëri në tenderin e rrugës “Kardhiq – Delvinë loti 7-të”, më tha Agroni, çdo dokumentacion që kemi marrë tek “IRCOP spa” dhe që do të sjellë “IRCOP spa, dega Itali”, do ja kalosh shtetasit Elton Musta, i cili do të marri pjesë….”.
Ish-ekonomistja e kompanisë “Vëllezërit Hysa”, shtetasja J.M. i është përgjigjur në këtë mënyrë pyetjeve të agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, të cilit zhvilluan paraprakisht për llogari të SPAK-ut hetimet për abuzimin në tenderin 23 milionë euro të ndërtimit të rrugës “Kardhiq-Delvinë, Loti 7”.
Pak ditë më parë, Prokuroria e Tiranës dërgoi për gjykim, nën akuzën e “falsifikimit të dokumentave Agron Hysën, Elton Mustën, si edhe dy subjektet private, “Vëllezërit Hysa” dhe “Sulova Prodhim-Ndërtim.
