Pyjet e Kosovës përballen me shkatërrim të pakontrolluar

Data

Qysh i vogël, Faruk Foniqin e ka karakterizuar dashuria për natyrën. Jashtë shtëpisë së tij në fshatin Dobërçan të Gjilanit, atë e tërhiqnin pyjet përreth dhe lumi që kalon përmes fshatit. Por, gjatë fëmijërisë së Foniqit, vendlindja e tij filloi të pësonte ndryshime

“Bash ku jemi ne, në ato prona bëhet prerje ilegale e drunjve”, thotë 28-vjeçari për Radion Evropa e Lirë.

Prerja ilegale e drunjve vlerësohet si fenomeni kryesor që sjell humbjen e qindra hektarëve të tokës pyjore në Kosovë çdo vit. Mes viteve 2000 dhe 2022, Kosova humbi gati 16 mijë hektarë tokë pyje apo nga 2 deri në 3.5 hektarë në ditë, sipas një analize të bërë nga organizata Sustainability Leadership Kosova (SLK). Foniqi, nga kjo organizatë, thotë se gjendja e pyjeve në Kosovë është alarmuese.

“Kosova – me këtë trend të shfrytëzimit të pyjeve – llogaritet që, brenda dekadës së ardhshme, nuk do të ketë pyje të shëndetshme”, thotë ai, duke treguar se për studimet e kësaj natyre, SLK-ja i dërgon të dhënat për verifikim edhe jashtë vendit.

Sipas tij, edhe pse prerjet e drunjve deri në një nivel janë të parapara, problemi në Kosovë është se prerja e tyre nuk monitorohet dhe nuk ka ndonjë plan revitalizimi të mirëfilltë të atyre zonave.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related