Ish-polici me detyrë në komisariatin e Rinasit, Behar Ismaili u arrestua, u gjykua dhe u shpall i pafajshëm. Në të njëjtën kohë që ishte prerë masë ndaj tij, ai përjashtohet nga detyra.
Në podkast “Fol me Anila Hoxhën” ai tregon historinë e tij për vështirësitë për t’u kthyer në punë dhe vështirësitë për të mbajtur familjen.
Anila Hoxha: Në studio gjendemi me z. Behar Ismaili, i cili është diplomuar në Akademinë e Policisë dhe ka shërbyer në polici për gati 5 vite. Më tej, ai nga një person i cili arrestonte personat të dyshuar për vepra të ndryshme penale për shkak se ishte i angazhuar si agjent i krimeve në Komisariatin e Rinasit përfundoi në një person të arrestuar nga kolegët e tij. Gjithë pasojat që vazhdon ti kalojë do të na i shpjegojë tani. Përshëndetje z. Ismaili.
Behar Ismaili: Përshëndetje Anila. Të falënderoj për ftesën.
