Dënimi i Salianjit, Rama reagon sërish: E turpshme kundërvënia ndaj drejtësisë, ‘heroin’ e ri mbretëria e…

Data

Një lajm të shumëpritur e quan kryeministri Edi Rama, vendimin e formës së prerë të Apelit për dënimin me 1 vit burg të deputetit Ervin Salianji për kallëzim të rremë në dosjen Babale. Në një reagim të ri, ndërsa Salianji u dorëzua për të shlyer dënimin, kreu i qeverisë thotë se është e turpshme mënyra se si demokratët iu kundërvunë drejtësisë. E pikërisht këto reagime kundër drejtësisë, për kryeministrin Rama janë dallimi i qartë mes PS dhe “Mbretërisë së Shpifarakëve”, siç quan demokratët. Rama thotë se dënimi i një shpifësi është lajm i mirë për lirinë e për demokracinë. Salianji është deputeti i parë që u dënua për shpifje në 34 vite, e për kreun e qeverisë, nga ky vendim ndihen të kërcënuar të gjithë shpifësit e foltoreve dhe banakëve të cilët sakatojnë me shpifje këdo që nuk e mundin dot politikisht. Kryeministri shkruan se ‘heroin e ri’ tashmë ta vendosin krah për krah penxheres së katit të tetë dhe bluzave kundër drejtësisë, pasi kështu do ta meritojnë edhe më shumë vendimin e hidhur të popullit në zgjedhjet e 2025.

“Heroizimi i një krijuesi rrethanash të rreme për të sulmuar publikisht një kundërshtar politik, duke çoroditur opinionin publik me një fushatë të egër shpifjesh përmes telenovelës “Babale”, si edhe kundërvënia me egërsi ndaj një vendimi gjykate të formës së prerë që bazohet në ligjin kundër veprës penale të kallëzimit të rremë, flet shumë qartë për dallimin mes dy botëve që ndajnë shumicën e Shqipërisë me Mbretërinë e Shpifarakëve nën Penxheren e Katit të Tetë të pakicës! Viktimizimi i një të dënuari për një vepër të turpshme, e cila mund të konsiderohet kryevepra e turpit të Mbretërisë së Shpifarakëve – sepse nuk ishte thjesht një shpifje si miliona shpifjet që janë thënë e shkruar në këto 34 vjet Liri Shpifjeje, po ishte një fabrikim i tërë, një film i Kinostudios së Shqupit me aktorë e me producentë të përkushtuar për të bërë keq – tregon se sa poshtë ka rënë niveli i kuptimit të botës sonë mediatike për peshën e rëndë të shpifjes në jetën e një shoqërie.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related