Kryedemokrati Sali Berisha, në një intervistë për ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka deklaruar se ‘anëtarët e organizatës kriminale skapi i partisë, bëjnë gjithçka që të mashtrojnë publikun, të paraqesin privatizimin si vepër të Sali Berishës dhe qeverisë dhe se Sali Berisha ndërmori procesin e privatizimit për të pasuruar dhëndrin e tij’.
Duke tregoi dokumentet, Berisha theksoi se e vërteta është tjetër, pasi procesin e privatizimit të klubit Partizani e nisi qeveria socialiste e Fatos Nanos në vitin 2005 dhe se ky proces u iniciua nga Anastas Angjeli, Blendi Klosi etj.
Ndryshimi ligjor i miratuar nga Këshilli i Ministrave dhe Kuvendi solli automatikisht marrjen e pronës nga trashëgimtarët e ligjshëm. Këtu është përgjigjia se jo se duhet të ndryshonte destinacionin KRRT e Ramës. A solli ky ndryshim ligjor i qeverisë tuaj marrjen automatikisht të pronës të pronarëve të ligjshëm ku njëri prej tyre edhe dhëndri juaj, 410 m2?
Berisha: Jo! Është tjetër ndryshimi i destinacionit por duhet ta pranojmë se ndryshimi i destinacionit ishte një proces i cili mund të përfundonte në privatizimin e objekteve ose në koncesion.
