Olsi Jazexhi, ka folur për idenë e Edi Ramës për të krijuar një shtet të pavarur bektashi brenda Tiranës.
Në një lidhje direkte me emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Jazexhi deklaroi se kjo nismë është një “tradhti e lartë ndaj atdheut” që po e kryen Rama dhe se kjo do të nxisë përçarje fetare.
“Nëse kryeministri ka qenë normal dhe jo tapë, është tradhti kombëtare e dënueshme nga Kodi Penal. Sipas Kodit Penal, personat që duan të shkëpusin pjesë të territorit, dënohen nga 15 vjet deri në burgim të përjetshëm.
Rama do të nxjerrë shejtanin nga shishja. Atëherë do të dalin grekofonët e jugut dhe të thonë të krijojmë shtetin e Himarës. Mendoj se Rama ka një problem, me ligjet, SPAK-un, pastrimin e parave. Kemi precedent me bankat e Monaco, Vatikanit, që janë jashtë juridiksionit.
Nëse do të bëhet shtet tjetër, ky shtet nuk do të jetë nën juridiksionin e legjislacionit shqiptar. Baba Mondit mund të bëjë si bankat e Vatikanit ku pastrohen para dhe Italia nuk ndërhyn dot.
