Dashamir Shehi, Kryetari i LZHK-së ka komentuar qëndrimet që e ndajnë atë me opozitën e drejtuar nga Berisha.
Shehi tha se marrëveshja për listat, ishte ndarja kryesore. Nga ana tjetër Kreu i LZHK-së ka thënë se raporti i tyre me drejtësinë e re nuk duket serioz.
“Tani nuk ka më fare më listë, këtu ka vetëm lista “kush ngre flamurin e partisë” se nuk ka më çfarë përzgjedh votuesi.
Na ndan dhe raporti me drejtësinë e re. Sigurisht që drejtësia nuk është perfekte. Po këto çështje që po hapen janë një shpresë dhe për brezat e ardhshëm. Ata që thonë në darkë që është organizatë kriminale dhe pastaj çojnë letra s‘më duket serioze.
Mirëpo nuk kemi rrugë tjetër përveç se ta besojmë, se ky institucion ka treguar se i del nga kontrolli i Edi Ramës, kjo është dhe ndarja e dytë që na bën me opozitën.
E treta është raporti që kanë me ndërkombëtarët. Nuk na takon ne të gjykojmë SHBA-në. Mbështetësit më të mëdhenj të opozitës dhe demokracisë në botë janë këto shtete. Edhe kjo është një ndarje principi.”-tha Shehi.
