Në skenën e errët të korrupsionit dhe krimit të organizuar, emri i ish-kryeministrit Sali Berisha është bërë sinonim i luksit dhe skandaleve. Me pasuri përrallore në Shqipëri, dy vila luksoze në Greqi e Itali dhe disa dyqane në Tiranë, si dhe shpenzime të jashtëzakonshme për spitalet dhe gjyqin në Francë kundër Sekretarit Amerika të Shtetit, Antony Blinken, kjo histori dhe këto detaje zbulojnë një botë tjetër të fshehtë dhe tejet kriminalo-korruptive të Sali Berishës, të shpallur “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e Britania e Madhe dhe të marrë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) sa i takon aferës së privatizimit të ish-kompleksit “Partizan”.
Avokat i njohur, Idajet Beqiri gjatë një interviste për gazetën na sjell një pasqyrë të qartë mbi prapaskenat që fshihen pas familjes “Berisha”, duke zbardhur skemat që prokurorët specialë po ndjekin për të zbuluar të vërtetat e errëta dhe për të fundosur Berishën dhe familjarët e tij që dyshohet se janë përfshirë në afera korruptive e pastrim parash
-Avokat Beqiri, ish-kryeministri Sali Berisha tashmë është marrë i pandehur nga SPAK për aferën “Partizani” por nuk ndalet kërkesa e tij për të fituar lirinë. Ka një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese e në Strasburg. Si e komentoni këtë?
Sali Berisha nuk mundet të lirohet sepse e ndalon ligji. Ai ka një masë sigurie siç është arresti në shtëpi, tashmë që është marrë i pandehur për një vepër penale që konsiderohet e rëndë, ku masën e dënimit e ka nga 4-12 vite burg, nuk ka organ akuze që të bëj kërkesën apo gjykatës që të miratojë një vendim për t’ja hequr këtë masë sigurimi kur alternativa e dënimit është deri në 12 vite burg. Ndryshe i bie që të bëjmë lodra pasi e kemi në arrest, nxirre, fute prapë në burg, etj. Ecejake të tilla që do të kthehej në një eksperiment, i cili nuk është bërë me të tjerët, me askënd tjetër.
-Tashmë ka një akuzë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe është e pamundur që të dëmtojë provat. Pse nuk ka të drejtë të kërkojë lirinë që procesi të zhvillohet në gjendje të lirë?
Rrezikimi i provave, rreziku i ikjes, janë evidente e sidomos tashmë janë më të theksuara sepse je marrë i pandehur dhe je akuzuar. Tani u njoh edhe me provat, dëshmitarët, sheh se ça ka thënë njëri e ça ka thënë tjetri dhe nëse je i lirë, ti bën presion mbi dëshmitarët, mbi provat konkrete që janë, fillon të manipulosh procesin dhe kjo është e rrezikshme shumë. Kjo është më e keqe në pikëpamje pasi kur je nën hetim, hetimi është sekret dhe nuk e di se çfarë ka thënë njëri e ça ka thënë tjetri dhe mund të jesh i lirë se nuk di kë të kapësh. Kurse tashmë që i di, i ke parë të gjitha provat, i ke parë se çfarë ka thënë njëri e çfarë ka thënë tjetri, çfarë kanë deklaruar, kjo rrezikon shumë procesin e rregulltë ligjor edhe vetë provën e dëshmitarët që kanë dhënë deklarime.
Ndaj, nuk ka pse Gjykata të krijojë një praktikë që nuk e ka shkelur kurrë më parë me asnjë të pandehur tjetër. Nuk ka ndodhur kurrë në drejtësinë tonë që të jesh në arrest shtëpie apo me burg dhe kur të komunikohet një akuzë e cila masën e dënimit e ka nga 4-12 vjet burg, ti të pranosh kërkesën e të pandehurve dhe për ndryshim të masës së sigurimit, kur të lehtësohen rrethanat, kur masa e dënimit që do të jepet ty është më e vogël se nga arresti në shtëpi që ke bërë. Kështu që çdo gjë është rrënduar e jo lehtësuar, e si e tillë as nuk mund të vihet në diskutim kjo gjë, të lirohet apo të lihet me detyrim paraqitje a të mos ketë masë sigurimi fare. Në të kundërtën kemi të bëjmë me një shkelje flagrante të ligjit dhe do ta përmbysnim pandëshkueshmërinë dhe do të ishte shumë e rrezikshme për drejtësinë shqiptare.
