Lëvizjet e fundit të SPAK fusin në panik Edi Ramën, karta e Baba Mondit “shashkë” për të larguar vëmendjen nga…

Data

Lëvizjet e fundit të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) duket se kanë futur në panik kryeministrin Edi Rama. Kreu i SPAK, Altin Dumani vendosi të rimodelojë Prokurorinë e Posaçme, ndërsa ka nxjerrë jashtë loje “njeriun” e kryeministrit Edi Rama brenda këtij institucioni, prokurorin special, Ervin Kondili, duke e hequr nga dosjet korruptive të qeverisë. Por largimi i Kondilit nga sektori i korrupsionit, tregon se ky një sinjal i qartë për presionin në rritje mbi qeverinë, pasi në ditët në vijim shumë dosje “bombë”, ku janë përfshirë ministria dhe eksponentët të lartë të PS pritet të plasin. Kështu që në përpjekje për të shpërqendruar vëmendjen nga këto zhvillime të tronditshme, Rama ka hedhur një “shashkë” të re, duke i dhënë publikun një ngjarje që të tërheq vëmendjen dhe të mbulojë skandalet e rëndësishme që pritet të plasin në ditët në vijim.

Edi Rama po planifikon krijimin e një shteti sovran bektashi në rrethinat e Tiranës, sipas modelit, të Vatikanit dhe që do të drejtohet nga Baba Mondi. Kjo iniciativë ka ndezur debate të forta në vend, ndërkohë që kryelajm se njeriu që tashmë nuk i jep më dot informacione Ramës nga brenda SPAK nuk është më i “plotfuqishëm” kaloi pa shumë bujë dhe madje në terr informativ. Gazeta “SOT”, ishte ndër të paktat media që bëri publike këtë lajm dhe fakti që tashmë Rama hodhi “shashkën” e radhës, ku në lojë futi dhe Baba Mondin, tregon se kryeministri po tenton të zhvendosë fokusin nga skandalet që rrezikojnë të dëmtojnë imazhin e tij dhe të qeverisë. Pra e gjitha kjo tregon se Rama duke qenë se s’ka më  informacione nga brenda SPAK dhe nuk e di kush e ka radhën për t’u arrestuar, zgjodhi të bëjë atë që di të bëjmë mirë, manipulimin e opinionit publik përmes kësisoj nismash absurde.

Rama shpalos nismën

Megjithatë për t’u kthyer tek “shashka” e Ramës, vlen të theksohet fakti se një ndër lajmet më të çuditshme të kësaj fundjave ka qenë krijimi i një shteti me stilin e Vatikanit në Shqipëri. Prestigjiozja “New York Times” i kushtoi një artikull të gjatë krijimit të një shteti Bektashi në Tiranë, i cili do të ketë një stil shteti mysliman i cili do të drejtohet Kryegjyshata Botërore Bektashiane. Në lidhje me këtë foli edhe kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh së dëshiron që t’u japë anëtarëve të Bektashinjve, enklavën e tyre të stilit të Vatikanit si një mënyrë për të promovuar tolerancën fetare. Idenë që e hodhi si fillim për gazetën amerikane, Rama e shpalosi dje edhe në OKB. Ndërkohë që Shqipëria mund të jetë një vend i vogël, por i ka dhënë botës shembuj të mirë, që është çuar për të mbrojtur humanizmin tonë të përbashkët.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria u shndërrua në të vetmin vend në Europë që kishte më shumë hebrenj pas lufte, se sa para saj. Komuniteti hebre u rrit 20-fish gjatë holokaustit falë familjeve myslimane e të krishtere, që i mbrojtën nga nazistët. Më së fundi, pas shkatërrimit e rënies së Kabulit në duart e talibanëve 3 vjet më parë, ne strehuam disa mijëra afganë që në të kundërt do të kishin përfunduar në rrethin e nëntë të Ferrit! Shqipëria po kështu i ka dhënë botës shenjtoren më të re, Nënë Tereza, jeta e së cilës ka mishëruar dashurinë për njerëzimin. Na ka kujtuar se jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha, por mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe. Ky është parimi të cilit i qëndron Shqipëria dhe kjo është ajo me të cilën rrekemi të veprojmë e ky është burimi i frymëzimit tonë, për të mbështetur transformimin e qendrës së Urdhrit Botëror Bektashi në një shtet sovran brenda kryeqytetit tonë, Tiranës, si një qendër e re moderimi, tolerance e bashkëjetese të paqtë!”, tha Rama.

Reagon Baba Mondi

Nga ana tjetër, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, i njohur edhe si Baba Mondi, Kryegjyshi i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane ka pasur një reagim të pafiltruar dhe ka thënë naivisht që Rama “Na ka befasuar”. Sipas Baba Mondit ideja dhe përgjegjësa për ato që ka thënë për Neë York Times është e gjitha e Ramës, sepse bektashinjtë nuk kanë pretendime për ndonjë shtet sovran.  Por qëndrimi i tij ndryshoi gjatë rrugës. Baba Mondi në intervistat për mediat nga personi që nuk kishte asnjë dijeni, filloi të zbulonte detaje nga projekti i Ramës. Pas debateve që filluan për këtë ide të Ramës Kryegjyshi i Kryegjyshatës Botërore tha se sovraniteti i tyre ka të bëjë me ruajtjen dhe promovimin e vlerave të paqes dhe lirisë fetare. Ai theksoi se nuk janë të interesuar për pushtet politik apo zgjerim territorial, pasi kjo nismë është tërësisht shpirtërore dhe Shteti Sovran i Urdhrit Bektashi do të jetë një fener i vlerave.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related