Shteti i Edi Ramës në shërbim të Samir Manes, punonjësit e policisë janë të detyruar të shpenzojnë kartën…

Data

Vendimet e qeverisë “Rama” vazhdojnë të tregojnë se shteti shqiptar është i kapur nga një grusht oligarkësh, të cilët kontrollojnë ekonominë nëpërmjet monopoleve dhe zaptimit së të gjitha shërbimeve në vend. Një nga këta personazhe, që gazeta vazhdon të evidentojë prej ditësh skandale dhe afera është Samir Mane. Ky njeri i cili falë lidhjeve të shumëfishta me Ramën, kontrollon gjithçka që prodhon para në Shqipëri. Ai shfaqet kudo. Por edhe aty ku nuk shfaqet, shteti sërish e favorizon.

Shuma prej 70 mijë lekësh të vjetra, ose siç quhet karta e posaçme e ushqimit, që iu jepet punonjësve të Policisë, do të shpenzohet pranë tyre në supermarketet SPAR që janë në pronësi të Manes. Pas urdhrit të firmosur nga Sokol Bizhga, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit i caktuar në detyrë, që parashikon që punonjësve të policisë t’u shpërndahet shuma e parave për muajin dhjetor 2023, ndërsa nga janari deri në gusht 2024 t’u kalojë në llogarinë e kartës së posaçme të ushqimit, efektivët kanë marrë edhe udhëzimet përkatëse për blerjen e ushqimeve.

Policët duhet ta shpenzojnë shumën e parave vetëm për ushqime dhe jo për alkool, duhan, detergjent dhe produkte materiale. Fondet e kompensimit financohen dhe përdoren vetëm nëpërmjet POS ose online në rrjetin e supermarketeve SPAR. Pra çdo punonjës policie mund t’i drejtohet 88 marketeve SPAR për të shpenzuar fondin për ushqimin.

Si po favorizohet Samir Mane?

Gazeta “SOT” raportoi pak ditë më parë se Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dha 26 milionë euro kredi klienteliste për Samir Manen për ndërtimin e hotelit në fshatin e tij turistik, ku garant për oligarkun me faktet që do të rendisim del se është vetë Edi Rama dhe qeveria e tij.  Shqipëria është partnere në këtë strukture dhe ka rol ekzekutiv pranë kësaj banke. Kryeministri ka nënshkruar një marrëveshje me këtë bankë disa vite më parë me skemën që u ndoq për Samir Manen, ku Banka Europiane vendos garanci në bankat e nivelit të dytë si formë lehtësie financimi për mbështetjen e agrobiznesit.

“Përmes skemës së re që kemi përpunuar, qeveria do të vendosë Fondin e Garancisë dhe bankat, me të cilat kemi pasur një bashkëpunim shumë të mirë për këtë projekt, do të sigurojnë kreditimin me riskun e marrë përsipër nga fondet e garancisë dhe me interesa deri në zero”, tha Rama në atë kohë. Nga ana tjetër Rama tha se Fondi Kombëtar i Garancisë në Bujqësi, të cilin e mbështeti BERZH-i me 100 milionë euro, financoi fermerët, ku si përqindje e investimit në këtë sektor ishte 50% me 50%, ku 50% të investimeve e bën qeveria dhe 50% bankat. Por ndërsa në rastin e bujqësisë, skema nuk rezultoi në nxitjen e kredisë, më vonë instrumenti i marrëveshjeve për ndarjen e riskut u shtri edhe në sektorë të tjerë të ekonomisë, përfshirë energjitë e rinovueshme dhe turizmin. Në këtë rast BERZH do të shlyejë gjysmën e shumës për bankën e nivelit të dytë në Shqipëri në rast se investimi i hotelit në Palasë dështon dhe kredia nuk kthehet nga Samir Mane.

Për oligarkun këtë herë kjo skemë kredie funksionoi shumë mirë, ndërsa për fermerët jo dhe për këtë sërish është kujdesur vetë shteti. Ekspertët e bujqësisë kanë dhënë alarmin se ka shumë burokraci dhe nuk ka informim të duhur nga shteti, njësoj siç ndodhi me fondet e AZHBR, të cilat u grabitën nga qeveria “Rama” dhe shkuan si investim për vilat e qytetarëve.  Për Manen, i cili është dhe një person nën hetim nga SPAK,pasi akuzohet se ka ndihmuar në pastrimin e parave për Arben Ahmetajn dhe Ilir Metën, bankat janë treguar shumë bujare, pasi në këtë rast ka dalë vetë Edi Rama garant.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related