Ish-deputeti i PD Halit, Valteri ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Sipas tij, ish-presidenti është në ditët e fundit në politikë, pasi në zgjedhjet e 2025 ai nuk do të marrë dot mandatin e deputetit. Në një intervistë për Top Channel, ai u shpreh gjithashtu se letër porositë nga SHBA për aferën e tij të lobimit janë depozituar në SPAK dhe tani sipas tij provat dhe faktet për ish-presidentin janë sheshit dhe SPAK i mbetet vetëm që të “qepë” dosjen mirë. Nga ana tjetër, ai zbuloi dhe “kurthin” që i ka ngritur ish-kryeministri Sali Berisha, Gazment Bardhit. Valteri tha se lajmi që do të marrë për zgjedhjet e 2025, Bardhi nuk do të jetë i mirë, pasi ai nuk do të jetë pjesë e listave për kandidatë për deputetë.
-Kemi parë dhe dëgjuar prej kohësh një retorikë të ashpër të zotit Meta ndaj SPAK. Çfarë pritet të ndodh, duke qenë se dhe afatet e hetimit janë drejtë fundit?
Retorika e ashpër e Metës kundër SPAK-ut është sa herë ai rrezikon ose merr informacione se ka zhvillime të reja për disa nga dosjet që është në gjykim. Tjetër retorikë e ka zhvendosur drejtë ortakut të tij të opozitës, të zotit Berisha që ditët e fundit nga dritarja e foltores së tij është kthyer në një baltosës, sulmues, duke i anatemuar prokurorët dhe gjykatësit e SPAK-ut. Është një betejë e cila është e kot, si të gjithë betejat që ka bërë Meta e Berisha, kundër drejtësisë, siç ishte dhe fatura e majme prej 600 mijë euro që kishte paguar për ‘non-gradën’ në SHBA. Nuk e di se ku i marrin këta para se 600 mijë euro se për çdo shqiptar është një shifër e pa imagjinueshme. Është si e njëjta luftë me mullinjtë e erës që bëri me gjyqin që i hapi sekretarit amerikan të shtetit, Blinken për çështjen e ‘non-gratës’ dhe i dha ushqim militantëve të tij se fjalë se unë jam burrë i mirë, do të zgjidhet kjo çështje për punë kohës. Berisha dhe Meta, thjeshtë kërkojnë të gjejnë kohë dhe të mos dënohen deri para zgjedhjeve për të arritur të sigurojnë dhe një mandat deputeti ku dhe për katër vite të ardhshme militantët me ushqim pasi status qua këtyre iu intereson e jo të mundin Ramën pasi tashmë dhe ato janë të bindur që nuk e mundin Ramën me këtë lloj ekipi dhe programi.
-Kur pritet të veprojë SPAK në lidhje me presidentin e Lirisë, duke u nisur edhe nga afatet?
Nuk është se kam ndonjë informacion se kur mund të veprojë SPAK, por letër porositë nga SHBA për çështjen e lobimit, tashmë kanë mbërritur. Janë dhënë përgjigje për kontratat e lobimit. Ato kontrata lobimi ekzistojnë pasi janë të pasqyruara në departamentin e FARA, thjesht SPAK-u duhet të mbledh informacione më shumë dhe të kopsis dosjen dhe t’i jap kohë zotit Meta që ai të vërtetojë të kundërtën. Nëse zoti Meta vërteton të kundërtën, atëherë i bie që unë dhe prokurorët e SPAK-ut paskemi patur një gabim. Unë i pari pasi kam bërë kallëzimin atëherë i bie që duhet të kallëzohem për gjykim të rëndë. Kështu që këtë sfide po i japim SPAK-ut.
-Ju personalisht keni kërkuar informacion pranë Prokurorisë së Posaçme, duke qenë se jeni një ndër personat e parë që keni bërë kallëzimin dhe pse?
Nuk kam kërkuar informacion sepse nuk kam përse ta kërkoj informacionin, por të gjitha informacionet që kam ia kam servirur SPAK-ut, i kam dërguar gjitha faturat e lobimit që kam arritur të gjej, të gjitha informacionet se si janë paguar këto para. Është bërë një punë goxha e mirë për të bërë një dosje shembullore ku prokurorët e SPAK-ut, nuk është se kanë shumë punë për të bërë për atë dosje, thjeshtë për të verifikuar se 1 + 1, bëjnë 2 dhe këtë e dimë të gjithë. Por nëse 1 + 1, bëjnë dy dhe këtë e dimë të gjithë. Por nëse 1 + 1 bëjnë 3, 4, 5 dhe 1.2 milion, atëherë kjo Prokurori dhe kjo politikë, bashkëpunojnë me njëra-tjetrën për të mos bërë drejtësi. Nëse 1 + 1 bëjnë 2 si për të gjithë shqiptarët, atëherë zoti Meta të paktën për këtë aferë duhet të shkojë dhe të jap llogari para drejtësisë.
-Si i keni parë lëvizjet e Metës, duke u nisur nga retorika e përdorur, divorci me zonjën Kryemadhi, pozicionet e të dyve pasi kemi parë që mbajnë qëndrime të kundërta ndaj SPAK?
Ndryshe nga Meta, zonja Kryemadhi është një njeri e cila e kupton se çfarë rreziku ka të bësh sjellje të tillë, e kupton se drejtësia e cila është investuar kaq shumë nga partnerët tanë, nuk mund të anatemohet në këtë lloj mënyre nga njerëz të cilët kanë përfituar gjithçka dhe kanë patur pozicionet më të larta drejtuese të vendit tonë, Shqipëria dhe shqiptarët janë treguar shumë bujarë në këtë familje dhe këta i kthejnë çdo ditë shqiptarëve një feedback ku japin disa skena të shëmtuara.
