Kjo e fundit, jo për çështje sportive, por për shkak të kërcënimeve me vdekje që ka marrë nga tifozët e tërbuar të Romës të cilët nuk kanë kapërdirë mënyrën se si është trajtuar ish-kapiteni i verdhekuqve.
Tifozët cilësonin si fajtore pikërisht Suluku, duke vlerësuar atë si personin që kishte marrë vendimet pasi familja Fridkin ia kishte deleguar asaj plotësisht kompetencat.
Megjithatë, situata nuk mund të vazhdonte pafundësisht, ndaj ajo ka marrë vendimin dhe sot ka paraqitur dorëheqjen e parevokueshme, duke u larguar përfundimisht nga klubi verdhekuq.
