Pas bllokimit të “X”, Elon Musk heq dorë nga ‘beteja’ me drejtësinë braziliane dhe emëron përfaqësuesin ligjor të kompanisë

Data

Platforma sociale e Elon Musk, “X” u tërhoq nga beteja me drejtësinë në Brazil, duke njoftuar se do të zbatojë urdhrat e gjykatës e cila kishte bllokuar aksesin e përdoruesve brazilian në rrjetin social

Siç raporton Guardian, “X” përmbushi një nga kërkesat kryesore të Gjykatës së Lartë të Brazilit dhe emëroi një përfaqësues ligjor në vend. Ai gjithashtu pagoi gjobat dhe hoqi llogaritë e përdoruesve që gjykata kishte urdhëruar heqjen me arsyetimin se ato kërcënonin demokracinë e vendit.

Megjithatë, Gjykata e Lartë deklaroi se X nuk kishte paraqitur dokumentet e duhura që vërtetonin se kishte emëruar Raquel de Oliveira Conceição si përfaqësuese të saj në Brazil. Ai i dha kompanisë pesë ditë kohë për të dorëzuar dokumentet që vërtetonin emërimin e saj.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related