Analiza/ Artur Zheji: Monarkia e pashpallur e stabilitetit. Berisha ndërton trashëgiminë e tij politike, ndërsa Rama stolis betejën e fituar të 2025

Data

Asgjë nuk ndryshon në Fshatin tonë, të pasurit bëhen më të pasur, të varfrit ëndërrojnë të pasurohen, lëpirësit shtohen ndërsa Shefat e gjithëpushtetshëm mbeten gjithmonë po ata!

Ndërsa Rama, befas serioz e i menduar fluturon për në Nju York me mision në Kombet e Bashkuara, Berisha del në dritaren e shtëpisë dhe i flet rrugës së Shpresës

Shqipëria turistike, ndërkohë numëron të ardhurat që bartin turistët në arkat e shtetit dhe biznesit dhe u gëzohen verdhushkave që thuhet se po derdhen lumë!…

Ndërkohë që ujqit e nginjur ulërijnë plot epsh dhe neps, delet e shumta, gjithmonë e më të shumta, hanë barin e përditshëm me veshët ngrehur se mos ju mbin ndonjë kullë në mes të lëndinës së gjelbërt dhe bari ju soset.

Spak-u dhe Spakistët, si arkeologë në kërkim të rrënjëve të korrupsionit,  gërmojnë llogore pafund dhe zbulojnë Shqipërinë e padukshme, që shtrihet më e madhe përfund Shqpirësisë së dukshme! Dhe llagëmet e zeza të ca burrave e grave shqiptare, trima e trimëresha sypatrembur, janë më të gjata se Muri Kinez, por i përmbysur si një qytet i nëndheshëm plot me qypa me florinj që ju derdhen…

Spakistët si dikur gladiatorët e Spartakut legjendar, premtojnë të rrënojnë Romën e pathyeshme të korrupsionit, porse ndeshja vazhdon dhe duket se gladiatorët Spakistë po japin shenja lodhjeje dhe rraskapitjeje, përpara mureve kryelarta të Perandorisë të së Keqes!

Ndërkohë, kusuri i Njerëzisë – njerëzia e ngratë mbytur në të përditshmen e vet, plot tik-tok, Instagram e Fb, rri ulur në shkallët e stadiumit social dhe ha fara luledielli, bën “likes” apo komente duke britur “on-line”, protestën apo tifozerinë e vet!

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related