Milan mund Interin në derbin e të rinjve, shënon djali i Ibrahimovich

Data

Ka përfunduar dueli mes Inter U20 dhe Milan U20, ku kuqezinjtë kanë triumfuar me shifrat 1-3.

Sfida u zhbllokua fillimisht nga kuqezinjtë me Dutu në minutën e 18′ dhe në të 29-ën djali i Zlatan Ibrahimoviç, Maksimilian ka dyfishuar shifrat.

Para fundit të pjesës së parë zikaltërit shkurtuan diferencën me Moskonin.

Sfida u vulos në minutat shtesë të pjesës së parë me një penallti të realizuar nga Bonomi.  Kështu është mbyllur derbi i parë i ditës, teksa në mbrëmje luhet derbi mes të rriturve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related