Tragjedi në Itali/ Shembet ndërtesa, vdesin motër e vëlla 4 dhe 6-vjeç, nëna ende nën rrënoja

Data

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Saviano, një zonën napolitane në Itali.

Mediat vendase raportojnë se një ndërtesë dykatëshe është shembur pas një shpërthimi gazi dhe një familje e tërë ka përfunduar nën rrënoja.

Si pasojë e shpërthimit kanë humbur jetën një vajzë 4-vjeçare dhe vëllai i saj 6-vjeçar, ndërsa babai dhe djali tjetër 2-vjeçar janë nxjerrë të gjallë.

Ekipet e shpëtimit po garojnë me kohën duke gërmuar nën rrënojat për të shpëtuar dy personat e tjerë të zhdukur, nënën dhe një grua të moshuar.

Sipas informacioneve fillestare, shpërthimi i gazit ka ndodhur në katin e dytë ku banonte e moshuara, ndërsa në katin e parë nëna, babai dhe tre fëmijët. Njësitë e qenve dhe ekipet e zjarrfikësve janë përfshirë në kërkimin e të zhdukurve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related