Puna për krijimin e Shtetit Bektashi në periferi të Tiranës ka nisur me shpejtësi marramendëse. Dhe ka filluar pikërisht nga përzgjedhja e bluzës së kombëtares së bektashinjve, edhe pse lojtarët e kombëtares së bektashinjve nuk janë përzgjedhur akoma. Edhe pse të dy si Rama ashtu dhe Baba Mondi kanë rënë dakort, domosdo që ngjyra e fanellës të jetë jeshile, ka pasur debate të forta midis të dyve për ngjyrën e brekëve. Nga burime te sigurta mësohet se Rama bie dakort me variantin e Baba Mondit që brekët të jenë të verdha, vetëm nëse Baba Mondi pranon të firmosë që ditën e parë Amistinë Fiskale. Në Kushtetutë, për të demonstruar tolerancen fetare, është e shkruar e bardhe mbi të zezë, që trajneri i kombëtares duhet të jetë ortodoks dhe të zgjidhet nga haëpsira e Ballkanit të Hapur.
Në Republikën e Bektashinjve të gjithë do të jenë investitorë strategjik dhe PPP-të do të jenë filli i kuq i ndërtmit të shtetit. Në këtë kontekst, një kompani private ka marë përsipër kthimin e teqesë në gradaçelë 144 katëshe, ku nga krahu i majtë i minares do të jetë stadiumi 80 mijë vendësh, ndërsa në krahun e djathtë, qendra më e madhe tregtare në rajon.
Ndeshja e parë në këtë stadium do jetë ajo midis Izraelit dhe Palestinës, dhe direkt pas ndeshjes, si futbollistët ashtu dhe tifozët do të marin pjesë në një samit për zgjidhjen e krizës, të drejtuar jo nga kryeministri i bektashinjve, por nga ai i Shqipërisë Edi Rama.
Debate të forta ka patur midis Ramës dhe Baba Mondit për faktin se, Rama iniston që brenda territorit të Republikës, të përfshihet dhe inceneratori i Tiranës. Mësohet se Baba Mondi ka rënë dakort vetëm me një kusht: që inceneratori i Tiranës të kthehet në ‘duty free’.
