“Mjaft e mbrojtët Serbinë”/ ‘Shpërthen’ i irrituar Kurti: Po paguajmë përkëdheljen e Perëndimit për Beogradin

Data

Perëndimi po mban një qëndrim shumë të butë me Serbinë, ndërsa kjo e fundit po mban portat hapur me Rusinë. Por, për kryeministrin Kurti, Kosova po paguan çmimin për këtë sjellje “përkëdhelëse”. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, thotë se zyrtarët perëndimorë po vazhdojnë të “përkëdhelin” Serbinë, të nxitur nga frika se Beogradi do të afrohet më shumë me Moskën.

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters, kryeministri Kurti tha se Bashkimi Evropian po dështon të luajë rolin e arbitrit në zbatimin e një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga blloku për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi.

“Dikush duhet të thotë: ‘mjaft më ”, sepse edhe Kosova gjithashtu po paguan çmimin dhe kjo nuk është e drejtë”, tha ai.

Serbia ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Rusisë për luftën e saj në Ukrainë edhe pse e ka dënuar agresionin e Moskës. Presidenti Aleksandar Vuçiç, ka thënë se vendosja e sanksioneve nuk është në interesin kombëtar të Serbisë.

Zyrtarët e Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara e kanë fajësuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për dështimin për të ecur përpara me marrëveshjen ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, të arritur në mars të vitit të kaluar në Ohër. Por zoti Kurti i hodhi poshtë këto pohime dhe tha se Perëndimi po dështon të reagojë ndaj shkeljes së marrëveshjes nga pala serbe.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related