Dosja 500 faqshe e SPAK për aferën e kompleksit “Partizani” tregon se shërbimet e huaja ligjzbatuese i kanë mbledhur…

Data

Ish-kryeministri Sali Berisha duket se është monitoruar sa i takon aferave të tij korruptive dhe kriminale qysh kur ka qenë në pushtet në vitet 2005-20013, kohë kur ai cilësohej si i “paprekshëm”. Me lindjen e Reformës në Drejtësi dhe veçanërisht me ngritjen e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), debati mbi korrupsionin dhe abuzimin me pushtetin në Shqipëri ka marrë një intensitet të ri, me fokus të veçantë te figura e ish-kryeministrit Berisha. Dosja 500 faqëshe e SPAK lidhur me aferën e ish-kompleksit “Partizani” është një prej dokumenteve më të rëndësishme që ofron një pasqyrë të detajuar mbi mënyrën se si Berisha është monitoruar nga shërbimet e huaja ligjzbatuese.

Kjo dosje, e mbushur me fakte dhe prova, është një dëshmi e qartë e përpjekjeve për të hetuar akuzat e rëndësishme për korrupsion dhe pasurim të paligjshëm, qysh kur subjekti i drejtësisë (Berisha) ka qenë në pushtet dhe i fortë, me qëllim qepjen e dosjes që kur ajo të shkojë në gjykatë, të mos ketë vend për interpretim. Dosja 500 faqëshe e SPAK për aferën e kompleksit “Partizani” përmban informacione të detajuara që tregojnë se shërbimet e huaja ligjzbatuese kanë mbledhur prova të forta lidhur me Sali Berishën dhe akuzat për korrupsion dhe pasurim përmes pushtetit para vitit 2008 dhe tani ato tashmë ndodhen në tryezën e prokurorëve specialë të SPAK, ku sëbashku me faktet që këtë të fundit kanë mbledhur sa i takon aferës “Partizani”, pritet të tronditë nga themelet ish-kryeministrin, familjarët dhe bashkëpunëtorët e tij.

Po ashtu, monitorimi i aktivitetit të tij ka përfshirë hetime të ndryshme dhe analiza të transaksioneve financiare, si dhe kontaktet me persona të tjerë që mund të jenë të lidhur me aferat e tij. Këto prova, sipas burimeve, janë grumbulluar edhe gjatë daljeve të tij jashtë shtetit, sikundër thuhet në dosje, ku Sali Berisha është filmuar në avion në një udhëtim të dyshimtë në mesnatë në Vjenë, me personin që i ktheu pronën. Kështu që nisur nga këto të dhëna që janë mbledhur për Berishën, duket qartë se dosja 500 faqëshe e SPAK për aferën e kompleksit “Partizani” është një nga bazat kryesore për ndjekjen ligjore që mund të përfshijë akuzat e korrupsionit dhe abuzimeve me pushtetin, duke ndihmuar në hedhjen dritë mbi veprimtaritë e tij gjatë kohës në pushtet.

Monitorimi dhe Grumbullimi i Provave

Shërbimet e huaja ligjzbatuese kanë ndjekur me vëmendje aktivitetet e Berishës, si brenda vendit ashtu edhe gjatë udhëtimeve të tij jashtë Shqipërisë. Këto monitorime kanë përfshirë analiza të hollësishme të transaksioneve financiare, kontaktet me figura të tjera të dyshuara dhe raporte të vazhdueshme mbi aktivitete të mundshme korruptive. Ato kanë shërbyer si një bazë e fortë për prokurorinë shqiptare, e cila ka filluar të grumbullojë prova për të mbështetur akuzat.

Pasojat e Monitorimit

Kjo situatë ka krijuar një klimë tensioni politik, ku akuzat e korrupsionit kanë ndikuar jo vetëm në imazhin e Berishës, por gjithashtu në debatin publik mbi transparencën dhe përgjegjshmërinë në qeverisje. Përpjekjet për të hetuar dhe ndjekur penalisht figura të tilla kanë nxjerrë në pah sfidat që hasin institucionet e drejtësisë në Shqipëri, si dhe rëndësinë e mbështetjes ndërkombëtare për luftën kundër korrupsionit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related