Ja si SPAK do të hapë “petët e lakrorit” për të fshehtat e errëta të studios së Malltezit, vajza e Berishës bënte…

Data

Hetimet për dosjen e privatizimit te ish klubit Partizani ku i pandehur është marrë ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndëri i tij Jamarbër Malltezi ka nxjerrë në pah edhe të tjera favorizime të Berishës në drejtim të familjes së vajzës së tij. Në artikullin e kaluar raportuam se në dosjen e SPAK thuhet se, pas ardhjes te Berishës në pushtet, vajza e tij Argita Malltezi nis aktivitetin si bashkë-ortake me një shtetase tjetër në një studio ligjore qe ofron konsulencë e shërbime jurdike.

Më pas sipas SPAK evidentohen raste kur kjo studio ofronte konsulencë ligjore dhe përfitonte pagesa nga disa kompani të huaja kryesisht në fushën e prodhimit të energjisë dhe hidrokarbureve të cilat ushtrojnë aktivitet në Shqipëri me vendime qeverie te firmosura nga kryeministri i kohës Sali Berisha. “Pikërisht në këto vite, studio “Kola and Associates”, rezulton të ketë si klient subjektet ASG Power Albania, Diakat ndërtim dhe Konstruksion, Vil Oil, Rom Pterol, Unione Eolica Albania, Veve, Stream Oil dhe Gas Limited”.

Detajet

Union Eolica shpk është një shoqëri e formuar në Shqipëri më 28.12.2007 dhe është në pronësi 100% të shoqërisë italiane Italgest Reneëables. Projekti i saj ishte që të ndërtonte në fshatin Kryevidh, pranë Kavajës, një impiant për te prodhuar energji prej erës, prej 150 megavat me një investim prej 200 milionë euro. Edhe për këtë projekt, siç ndodhi me ASG Poëer, duhej mbështetja e qeverisë “Berisha”. Rruga e sugjeruar është e zakonshmja, dhe kështu Union Eolica Albania i besoi studios së konsulencës të ortakes së Argita Berishës. Si për magji, portat hapen bashkë me portofolët: shoqëria nis të derdhë në studion e Flutura Kolës 64.800 euro. Me 6 gusht 2008 Enti Rregullator i Energjisë (ERE), liçencon në kohë rekord shoqërinë “Union Eolica Albania” sh.p.k. për ‘’ aktivitetin e ndërtimit, instalimit dhe shfrytëzimit të centraleve elektrike me erë, si dhe prodhimin e energjisë elektrike’’.

Kaluan vetëm 60 ditë nga kërkesa. ERE nga rikthimi i qeverisë Berisha drejtohet nga Bujar Nepravishta, pra një teknik në varësi të tij. Italgest është shumë e kënaqur dhe përveç 64.800 eurove të derdhura nga shoqëria e saj Union Eolica, paguan drejtpërdrejt studion Kola një tjetër faturë prej 7.189 euro. Me 9.12.2008 Bujar Nepravishta merr një vendim të dytë dhe urdhëron edhe ‘’Të kualifikojë impiantin prodhues (Parku eolik Kryevidh, Kavajë) të shoqërisë “Union Eolica Albania” sh.p.k., si burim i rinovueshëm energjie’’. Sali Berisha urdhëron ministrin e energjisë Genc Ruli të nisë procedurat për të autorizuar shoqërinë kliente të vajzës së tij të ndërtojë impjantin. Procedurat janë të ndërlikuara nga fakti se ligji mbi koncesionet nuk parashikon në atë moment sektorin e energjisë së rinovueshme.

Por siç tregon ky dokument i 6 korrikut 2010 KKT i kryesuar nga Sali Berisha, kapërcen pengesat dhe autorizon ndërtimin e impiantit eloik siç kërkojnë Union Eolica dhe Italgest. Nuk kuptohet se përse nga një moment e tutje edhe ky projekti bllokohet. Ndoshta ishte tepër i lartë çmimi për konsulencat e tjera? Kontrollet bankare mbi Flutura Kolën u ndalën në tetor të 2008. Por siç ndodhi me ASG Poëer, me rrëzimin e qeverisë Berisha, zhduket edhe Union Eolica e cila në 2018 ERE i heq edhe licencën, pa mundur të gjejë as ku e ka më selinë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related